Policia e Maqedonise ka arrestuar rreth 20 pjesetare te ISIS-it te cileve u eshte caktuar mase arresti, njofton portali 24 Info.
Duke u thirrur ne informacione jozyrtare, ky portal shkruan se aksioni policor eshte realizuar te premten (15 shkurt) ne ora 5 te mengjesit, transmeton Gazeta Lajm.
Arrestimet jane kryer ne disa qytete te Maqedonise dhe me kete rast eshte konfiskuar sasi e madhe e armatimit.

Policia dje doli me kumtese ku informoj se eshte penguar nje sulm terrorist nga ana e pjesetareve te strukturave radikale, perkrahes e ISIS-it. Pak me vone edhe ambasada amerikane doli me paralajmerim se ne Maqedoni mund te ndodhe sulm terrorist, dukr u be apel qytetareve te SHBA-se te jene e kujdesshem gjate levizjes ne Maqedonine Veriore.