Dragan Delski, njëri nga truprojat e ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov është përfshirë në një incident të armatosur që ka ndodhur sonte në Koçani, raporton Gazeta Lajm.

Delski ka shtënë në drejtim të një personi, i cili sipas informacioneve nga terreni ndodhet në gjendje kritike pasi është qëlluar në pjesën anësore të stomakut.

Burime jo zyrtare bëjnë të ditur se incidenti ka ndodhur në afërsi të restoranin “Akua” gjatë një përleshje të armatosur mes dy grupeve. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 17.15 dhe se po punojnë për zbardhjen e rastit./Gazeta Lajm

Loading...