Skuadra e Renovës është e interesuar që të sjellë në radhët e veta tre futbollistë të Shkëndijës.
Gazeta “Lajm” mëson se bardhekaltrit po kërkojnë sulmuesin Hristijan Kirovski, mbrojtësin Xhelil Abdulla dhe mesfushorin Demir Imeri si zëvendësime të Izair Eminit dhe Elmedin Rexhepit.
Ky i fundit në sezonin vjeshtor ishte pjesë e Turnovës. Sipas burimeve tona drejtuesit e Renovës dhe të Shkëndijës janë duke zhvilluar bisedat përfundimtare rreth kalimit të kësaj treshe të futbollistve në radhët e kampit bardhekaltër.
Dhe, nëse klubet gjejnë akordin, atëherë Kirovski, Demiri dhe Abdulla të mërkurën do të paraqiten në stërvitjen e Renovës.
Klubi xhepcishtas ka një javë që ka nisur përgatitjet dimërore në Tetovë, ndërsa më 2 shkurt do të transferohen në Ohër./lajm

demir

images

download (2)