Në Kuvendin e Kosovës është miratuar platforma për dialogun, në mungesë të LDK’së e Vetëvendosjes, transmeton Gazeta Express.
Me 61 vota për, 1 abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar platforma për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme të normalizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

58 deputetë kanë votuar me elektronikë, ndërsa 3 të tjerë me ngritje dore. Bëhet fjalë për tre deputetët e PSD-së; Dardan Molliqaj, Shqipe Pantina dhe Aida Dërguti.

Platforma është përpikuar nga ekipi negociator që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj. /Express/

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/lajmi-i-fundit-miratohet-platforma-per-dialogun-633455/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright