Para pak minutash një person ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri para Spitalit klinik të Tetovës, raporton TV SHENJA.
Një qytetarë që banon në afërsi të vendit njoftoi se vetëm ka dëgjuar disa krisma dhe pasi ka dalë nga banesa ka parë të shtrirë një person para një barnatore që ndodhet mu para kompleksit spitalor të Tetovës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kryhen hetime, ndërsa trupi i pajetë qëndron ende i shtrirë në rrugë. /SHENJA/