Kryeministri Zoran Zaev ka arritur marrëveshje me Lëvizjen Besa të drejtuar nga Bilall Kasami për votimin e ndryshimeve kushtetuese që kanë të bëjnë me emrin e ri të vendit. Lajmin e ka bërë të ditur, deputeti i LSDM-së, Konstandin Konstandinov, njofton Gazeta Lajm. Megjithatë, ai nuk ka shpalosur detaje nga marrëveshja mes Zaevit dhe Kasamit. “Me kënaqësi dua t’ju njoftoj se me Bilall Kasamin është marrëveshje dhe pritet që detajet të publikohen në deklaratën e përbashkët që do të lëshohet pas pak” ka thënë deputeti I LSDM-së Konstandin Konstandinov./Gazeta Lajm