Me viza të rregullta pune në Kroaci është nisur një autobus me qytetarë nga Kamenica

Valixhet për t’u larguar i kishin bërë gati. E, brenda një lokali, po i pinin kafet e fundit para se të largoheshin nga Kosova.

Këta qytetarë të komunës së Kamenicës, kryesisht të rinjë, të martën në mbrëmje u larguan nga vendlindja, drejt Kroacisë, për të punuar me vizë të rregullt pune.

Para nisjes për në këtë shtet të Bashkimit Evropian, këta të rinj, që ushtrojnë zanatin e molerit, shprehen të kënaqur me kushtet e punës që ju ofrohen atje.


Por, thonë se e kanë të vështirë ta lënë vendin e tyre.

E largimi nga Kosova është shumë i vështirë për një të ri nga Kamenica, emri i të cilit tregon se sa shumë ai dhe familja e tij e duan Kosovën.

Kosovar Kosumi po shpreson që në Kroaci e presin kushte më të mira.

Ka nga ata që në Kosovë kanë qenë pronar firmash në Kosovë, po janë larguar për mundësi më të mira.

Ndërkohë jashtë ishin grumbulluar shumë njerëz për t’u përshëndetur me familjarët e tyre që po largoheshin nga Kamenica.

Ndarja në të tilla momente sjell edhe emocione.

Pasi u rehatuan në autobus u nisën drejtë Kroacisë, përmes Serbisë.

E i shqetësuar për largimin e qytetarëve të kësaj ane ishte Sabri Skoverqani, i cili ka një kompani ndërtimore në Kosovë.

Për shkak të largimeve, ai ka mbetur pa punëtorë.

Fenomenli largimit ka shqetësuar kamenicasit.

Po ashtu disa nga pronarët e disa lokaleve mbrapa kamerave janë ankuar se u janë larguar shumë kamerier drejt Kroacisë.

Loading...