Dridhje të forta janë ndjerë të shtunën në ora 19:27, në jug të Shqipërisë.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.7, e me thellësi 10 km.

Siç raporton Qendra Evropiane e Sizmologjisë, epiqendra e tërmetit ka qenë 30 km në veriperëndim të Gjirokastrës dhe 13 km në verilindje të Himarës.

Deri tani nuk janë raportuar dëme materiale, ndërsa tërmeti është ndjerë Gjirokastër, Vlorë dhe Himarë./Telegrafi/