Përdorimi i lëkurës së peshkut për të shëruar djegiet mund të jetë më i lirë dhe më pak i dhimbshëm sesa fashat, ka thënë një shkencëtar.

Ndërkaq, fëmijët e shijojnë më shumë peshkun sesa fashot mjekësore, sipas Felipe Rocha, neurolog në Universitetin Federal të Kearës në Brazil.

Lëkura e peshkut Tilapia gjithnjë e më shumë po përdoret në djegie për shkak të të qenit të pasur me lagështi dhe një lloj kolagjeni, që është i ngjashëm me proteinën e gjetur në lëkurën e njeriut. Kjo mendohet të ndërveprojë me sistemin imunitar të një pacienti për të përshpejtuar shërimin.

Më shumë se 300 pacientë në mbarë botën iu janë nënshtruar kësaj terapie, e cila bën që të mbani erë peshku edhe pasi të jetë sterilizuar krejtësisht zona e djegur.

Megjithëse shumë pacientë mund të ngurrojnë të kenë lëkurën e peshkut të mbështjellur rreth djegies së tyre, një numër në rritje i fëmijëve po pranojnë ta bëjnë këtë.

Ky trajtim po mendohet seriozisht nga ekspertët mjekësor dhe po synohet që të zëvendësohet me atë me fashë, duke qenë se lëkura e peshkut është më pak e kushtueshme se materiali aktual mjekësor.