Zoti kryeministër Zoran Zaev,
Sa po kuptova se qeveria sonte në mbledhjen e jashtëzakonshme kishte shpallur 14 dhe 15 shkurtin DITË ZIE në vendë. Në rregull ska se si bëhej ndryshe,aksidenti në magjistralën Shkup-Tetovë me pasoja tragjike ka trishtuar qytetarët e vendit dhe më gjërë.
Zoti Zaev,të qeverisësh do të thotë të menxhoshë me shtetin, e kjo në politikë do të thotë edhe të balansoshë interesa të ndryshme dhe aq më vështirë të lexosh dhe dëgjosh ide,lavde, sharje dhe kritika nga mendje të ndryshme. Ja ishte kjo tragjedi e madhe në trafik që shpërfaqi karaktere të ndryshme. Zoti Zaev, profesoresha universitare Vankovska shpërfaqi karakterin e saj ,,monstër,,, por mos u dëshproni lexova edhe për një zonjë Hristova që me banim ishte në afrësi të spitalit ,,8 shtatori,, e cila në rrjete sociale kishte ftuar familjarët e të lënduarve të cilat kanë nevojë për strehim e kanë derën hapur-kishte shkruar ajo. Pra ka edhe kështu karaktere që kjo shoqëri meriton të ecë para drejt zhvillimit, humanizmit dhe tolerancës.
Ajo që dua të vë në spikamë ,,ME SHKAS,,zoti Zaev ka të bëjë me sa vijonë;
Thuhet se jemi krijesë e Zotit dhe se tek Ai do të kthehemi,përcaktimin e Zotit nuk mund ta ndalë askush. Por zoti Zaev siç edhe jeni në dijeni por ju duhet shtytje që ju të veproni; Kjo shoqëri ka nevojë për AUTOAMBULANCA në mbarë territorin e vendit, për ZJARRËFIKSA për çdo komunë, për automjete moderne dhe përkatëse për shpëtim etj, etj,Jam i sigurt se për këtë jeni plotësishtë në dijeni, andaj mbase në kësisoj tragjedishë NJË MINUTË vonesë e jo më një e dy orë mund të shkaktojë pasoja tragjike. kur është në pyetje jeta e qytetarëve IA VLENË të paguhen edhe para. Zoti Zaev le të jetë kjo tragjedi VENDOSJA përfundimatre për tu planifikuar mjete buxhetore për tu furnizuar institucionet e shtetit me këta automjete përkatëse, që ata të mund të jenë në çdo komunë dhe mundësisht të jarrijnë sa më shpejtë që të jetë e mundur aty ku eventualisht do ta kërkojë nevoja.
Zoti kryeministër,e di se një shoqëri ka nevojë për shum çka ,por më e sigurt e hidhur dhe më afër se vdekja askush nuk ka asgjë.
Siç edhe jeni në dijeni ,shuma të majme parash publike në mënyrë kriminale janë përvetësuar nga qeveritarë hajdutë,andaj binduni për të planifikuar pesdhjetë milion euro dhe pajisni shtetin me këto mjete përkatëse sa më parë aq më mirë, sepse në shtetin ku edhe pas dy apo tri orëve nuk mund të arijnë në ndihmë ekipe të specilaizuara për ti shpëtuar të aksidentuari nuk kemi vend në BE as si Maqedoni e Veriut .
Me shkas të një tragjedie por me qëllim të mirë dhe për- jetë për të gjithë !
Me rrespekt.
(q/a)

Loading...