Hajrush Avdia, njëri prej pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës, ka dërguar një letër në redaksinë e gazetës “Lajm” përmes avokatit mbrojtës, Naser Raufi. Në këtë letër ai rrëfen torturat dhe tmerrin që  kanë përjetuar nga policia maqedonase pas arrestimit. Në këtë letër ai shkruan se kanë pasur premtime se do t’i dorëzohen OSBE-së, por në vend të ekipeve të OSBE-së, janë arrestuar nga policia.

Në vazhdim ju sjellim letrën e tij të plotë:

Deklaratë për rastin e Kumanovës deklaratë për gjithë opinionin shqiptar në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni.

Me datë 09.05.2015 u dorëzuam në duar të OSBES dhe na premtuan se nuk do të na maltretojnë përkundrazi njësia special policore në Maqedoni që nga vendi I ngjarjes filluan keqtrajtimet me rrahje barbare fizike – psikike nga njësitë speciale dhe shërbimet hetuese policore.

Marrja në pyetje ishte e dhimbshme dhe e frikshme kur flas për 38 orë ishim me duar të lidhura nga mbrapa gjithë kohën dhe të torturuar  nuk u ndalshin për as një moment ishim pa pire dhe pa ngrënë dhe pa gjumë.

Marrja në pyetje ishte si një film triler pa fund.

Ne kërkojmë të drejtat ndërkombëtare sepse jemi plotësisht të izoluar dhe deri më tani nuk kemi as të drejtat minimale.

Njoftim në pika të shkurtra për biografinë time.

Në vitin 1990 u vendosa në Gjermani dhe kam jetuar deri në vitin 2008 në Gjermani më datë 04.09.2008 u ktheva në Kosovë dhe jetova si një Kryefamiljar unë jam baba I tre fëmijëve dhe këtu lind pytja se pse deri më tani as një shtet në Evropë apo në Botë nuk më quajti Terrorist deri në këtë kohë por Maqedonia është shteti I parë që më akuzon pa të drejtë si Terrorist.

Edhe pse nuk kanë asnjë fakt.

Unë nuk jam terrorist dhe as nuk do të bëhem kurrë në jetë.

Të nderuar gazetar dhe politikan të nderuar shqiptarë kudo që jeni I nderuar zotëri ambasador Ylber Hysaj,

Unë besoj dhe shpresoj që kjo deklaratë në pika të shkurtra do të jetë e mjaftueshme për të gjithë lexuesit.

Ju përshëndes nga zemra të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe dëshiroj që viti 2016 të jetë I mbare për Kosovën.