E ardhmja e Armando Sadikut do të jetë tek Levante. Klubi spanjoll në fakt do ta huazonte shqiptarin në nje ekip tjeter por Federata Spanjolle nuk e lejoi huazimin por vetëm shitjen përfundimtare.

“Marca” raporton se sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk do të largohet, pasi drejtuesit nuk duan të humbasin përfundimisht shërbimet e tij, edhe pse ai vjen nga një dëmtim i gjatë.

Ndërkohë Sadiku vjen pas një dëmtimi të rëndë, megjithatë ai pritet që në fillim të shkurtit ai të jetë gati në fushë.

Loading...