Deputeti i LSI, Luan Rama, ka goditur me forcë dje në Kuvend, deformimin e simboleve kombëtare nga kreu i qeverisë, Edi Rama. Ai e ka dëshmuar në foltore me fotografi, katandisjen e flamurit kuq e zi me shqiponjë dhe prezantimin e Shqipërisë në sytë e botës me shqiponjë të bardhë, me shqiponjën gri dhe deri edhe me një shqiponjë krahëvarur, që e krahasoi me një “sorrë të lagur”.

Denoncimi i fortë i Luan Ramës për atë që e quajti jo thjesht karagjozllëk,por ligësi, u mbështet nga deputeti Dashamir Shehi, që e çoi më tej me sarkazmën e tij të njohur. Ndërkohë, nga ministrat e qeverisë, që iu prezantuan në fytyrë këto simbole të shtrembëruara, nuk pati asnjë reagim.

Luan Rama tha: “Shikoni cila është logoja e Ministrisë së Jashtme të Republikës së Shqipërisë! Shikoni cila është logoja e Ministrisë për Evropën dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë! Një shqiponjë e bardhë! Klikoni në sajtet e Ministrisë së Jashtme, të të gjitha të ambasadave të Shqipërisë kudo që janë nëpër botë dhe do të gjeni këtë logo të Ministrisë së Jashtme! Me shqiponjë të bardhë!

Loading...