QENAN ALIU

Qeveria VMRO-BDI e kryesuar nga Nikolla Gruevski, një decenie me “mjeshtërinë” hipokrite të përpunuar saktësisht në pi-ar strategjinë e sajë, në përqindje të madhe ka arritur edhe ta ligjësojë kriminalitetin duke hartuar ligje dhe ndryshime dhe plotësime të tyre. Nga përgjegjësia morale politike dhe penale nuk duhet lënë anësh edhe deputetët e formacioneve që na përfaqësuan pra të atyre të shumicës kuptohet, që aminizuan gjithçka me votimin e tyre për ligjësimin e hajnisë. Pra me që fjala është për qeverisje në fakt sundim mbi një decenie po rikujtojmë disa momente ; – Transferimi i kapitalit shtetëror të Elektro Ekonomisë së Maqedonisë pra patundshmërive dhe rrjetit të tensionit të ulët në kapital privat në EVN, nuk u bë në mënyrë transparente kurse ligji për tjetërsimin u miratua në parlament. Sot e këtë ditë marrëveshja e qeverisë apo ministrisë së ekonomisë si bartëse e procesit të tjetërsimit nuk u bë publike, as edhe marrëveshja teknike në mes palëve. – Me këtë tjetërsim kriminal iu mundësuan privilegje marramendëse operatorit për distribuim në dëm dhe në kurriz të qytetarëve të Maqedonisë. Të pasqaruara për opinion mbetën disa faktorë, ajo e 33,33 % e cilësuar si shtesë për fuqinë elektro-energjetike e dhënë që u akumulua prej themelimit të asetit shtetërorë dhe që vazhdoi deri para gjashtë muajsh kur edhe u hoqën nga faturat dhe u inkorporua në çmimin e energjisë elektrike. Pra dhjetë vite këtë përqindje të parave (33,33%) u inkasua nga operatori EWN, e pa parashikuar deri para tre viteve në ligj por vetëm në aktet nënligjore të komisionit rregullatorë për energjetikë dhe nuk u cilësua si e dhënë publike. -Si u mundësua që operatori të mundë të inkasojë bile edhe dhunshëm retroaktivisht edhe borxhet e mbetura për harxhimin e energjisë elektrike edhe nga konflikti i 2001 deri më 2005. – Si u mundësua që operatori të inkasojë tarifë mbi pesëqind euro për kyçje edhe kur me kontratë të përcakton se pajisjet e matësit të energjisë janë pronë e operatorit. – Si u mundësua që të kalojnë në pronë edhe ekonomizim, të gjatësive të rrjetit për tension të ulët, trafostacioneve dhe objekte të tjera të ndërtuara në përqindje respektibile edhe me vetkontributin e qytetarëve atëherë në bazë të Ligjit mbi parimet themelore të vetëkontributit , për këtë sferë dhe infra strukturë tjetër varësisht sipas nevojave të atëhershme. – Pse diku nga viti 2006 apo 2007 komisioni rregullatorë për energjetikë e anuloi përqindjen 33.33 % dhe më pastaj në vazhdimësi inkasohej prej qytetarëve që për pak vite komisioni rregullatorë përsëri ta përcaktojë si obligim në aktin e sajë nënligjorë. Pra benefitet profituese jashtë çdo norme dhe logjike ekonomike në favor të tjetërsimit dhe në dëm dhe kuriz të qytetarëve të lenë dyshime për shpërdorime por me synime duke ligjësuar hajnitë. Të gjithë punojnë për profit dhe është e natyrshme por asnjë qeveri dhe parlament nuk mundet dhe nuk duhet të ligjësojë barë në kurriz të qytetarëve jashtë logjikave ekonomike . – Se si qenka bërë edhe tjetërsimi i sferën e Telekomunikimeve është tani veç e njohur, mbase qytetarët monopolin e operatorëve të cilët kishin sajuar konkurrencën e paguajtën shumë shtrenjtë, dhe shtrenjtim enorme në këtë fushë vazhdojnë edhe në ditët e sodit. Pra qeveria kishte mundësuar monopol me vite të tëra. – Ndryshime dhe plotësime shumë diskutabile kanë ndodhur edhe në disa ligje që për synim më së shumti kishin ndoshta ligjësimin e shpërdorimeve nga establishmeniti qeveritarë dhe oligarkët e ndryshëm. Kështu ndryshime dhe plotësime ndodhën në Ligjet ;- – Ligjin për tokën ndërtimore – Ligjin për ndërtim – Ligjin mbi trajtimin e objekteve të ndërtuara pa leje, – Ligjin për planifikim hapësinorë dhe urbanistik – Ligjin për tokën bujqësore shtetërore – Ligjin për energjetikë – Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative – Kodin penal – Ligjin për procedurë kontestimore etj. Miq të dashur, edhe për qëllime dhe privilegje partiake, ky establishment inicioi ndryshime dhe plotësime në shumë ligje siç janë ;- – Ligji për nëpunësit shtetërorë dhe publik të cilët vitin e kaluar u shkrinë në një ligj, në Ligjin për nëpunës administrativ. Shpërdorimet për punësime partiake u realizuan me ligjet e kontstruara që mandej pushuan të vlejnë – Ligjin për partitë politike – Ligji për kujdejsje sociale etj etj. Establishmenti qeveritarë kulminacionin e ligjësimit të hajnisë e kishte projektuar që ta bëjë edhe me ndryshimet në Kushtetutë siç ishte propozim-ligjësimi i zonave finansiare, dhe përqindja që shteti të mundet të ketë borxh të jashtëm deri më 60 % të BPV. Për këtë kulminacion , që këta ndryshime kushtuese mbetën vetëm në fazën e votimit, falë disa deputetëve të BDI-së por jo të partisë, të cilët refuzuan të votojnë këto ndryshime pa inkorporimin edhe të disa çështjeve që tangojnë shqiptarët. Miq të dashur, do të jetë proces i gjatë, por gjithçka për të cilën drejtësia do të provoj me fakte, shpërdoruesit dhe abuzuesit me parat publike dhe djersën e qytetarëve , duhet të njëjtat të konfiskohen dhe tu kthehen qytetarëve në fakt shtetit dhe hajnat të përgjigjen para drejtësisë në bazë të ligjit. Vetëm konfiskimi dhe sundimi i ligjit do të ishte satisfaksion për qytetarët në të kundërtën, shteti nuk do të mund të rimëkëmbet mbase atëherë hajnia do të vazhdonte si trend për pasurim të burokratëve me shpërdorim të parave publike nga djersa e qytetarëve. –

Loading...