loja vazhdon…

Me nënshkrimin e ligjit për gjuhët dhe dërgimin e saj në gazetën zyrtare do u bëkash shqipja zyrtare sipas papagallit të DUI-t.

Dështimi dhe mosaprovimi në ndryshimet kushtetuese të një amandamenti për gjuhën shqipe nga ana e subjekteve politike shqiptare ka bërë që sot integristi kaqol Bujar Osmani, të shpallë e ligjin për gjuhët si ligj të zyrtarizim i gjuhës shqipe.
Partitë politike pasi dëstuan ta zyrtarizojnë gjuhën shqipe në nenin 7 të kushtetutës, ku sllavishtja vazhdon të mbetet gjuhë e vetme zyrtare, ata po hedhin parullën e re të ligjit të vjetër se ky ligj na qënkesh zyrtarizim i gjuhës shqipe në të gjitha nivelet që nga ai lokal deri në qeveri.

Ky është ligji që bën të mundur përdorimin e gjuhëve të pakicave që përbëjnë 20% të bashkësisë etnike në nivel lokal si dhe në përdorim për deputetët si mëparë, mund të flasin në gjuhët e tyre.
Ministrat me vullnetin e tyre mund ta përdorin gjuhën që i përkasin në komunikim me bashkëkombasit e tyre.
Por, kjo nuk është gjuha që do përdor qeveria, Parlamenti, Presidenca, gjykatat, policia, ushtria, Akademia e Shkencave etj.
Ky ligj është përmirësim i ligjit të vitit 2011.
Barazimi i shqipes me sllavishten do të mbeten në diferencë të madhe derisa shovinizmi sllavo-maqedon do përdorë partitë shqiptare si servile të pushtetit.
Përderisa shqiptarët do t’i besojnë kësaj klase politike dezerton nga kauza kombëtare shqiptare nuk do të ketë barazi gjuhësore dhe status të barabartë të shqiptarëve me sllavët.

Kjo klasë politike shqiptare vulosi për kushtetutën e re e cila megjithë ndryshimet dhe arnimet nuk njeh gjuhë të dytë zyrtare veç sllavishtes.

Kjo klasë politike u bë pengesë dhe bllokim i çështjes së denigrimit të dinjitetit dhe të gjuhës shqipe.
Këta janë kanceri që është futur brenda shoqërisë shqiptare që duhet shkulur nga rrënjët.
Pa hequr qafe këto parti servile shqiptarët nuk do mund ta ngrejnë kokën lartë si popull i barabartë dhe krenar me të gjithë popujt e tjerë të rajonit.

Medai Saholli

Loading...