Moska do ta ruajë të drejtën e sistemimit të raketave në cilën do sferë, si prëgjigje ndaj masave të njejta të Uashingtonit, deklaroi dje shefi i diplomacisë ruse, Sergej Llavrov.

Ai e citoi presidentin rus Vlladimir Putin se Moska do të reagojë me masë të njejtë përballë krizës lidhur me raketat bërthamore me rreze të mesme veprimi (INF).

“Presidenti theksoi se në rast se SHBA-ja heqë dorë nga Marrëveshja dhe me atë e mënjanojnë pengesat dhe fillojnë të shfrytëzojnë raketa që janë të ndaluara në cilën do pjesë të botës, edhe Rusia do ta ruajë të drejtën, kudo që SHBA-ja të vendosë projektilë, edhe ajo të vendosë raketa të veta në fushën e njejtë”, theksoi Llavrov.

Ai shtoi se kjo nuk është zgjedhje e Rusisë por e SHBA-së, e cila me sa duket nuk ndjehet mirë për shkak të zhvillimit të botës në të cilën po formësohet një sistem i ri neokolonial, jo imperialist i marrëdhënieve ndërkombëtare pa ultimatume.

Llavrov potecoi se Rusia asnjëherë nuk ka refuzuar asnjë lloj negociatash të kahëzuara drejt përforcimit të stabilitetit strategjik.

Presidenti amerikan, Donald Tramp dhe sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo më 1 shkurt deklaruan se Uashingtoni i suspendon obligimet e veta të imponuara me INF, duke filluar prej 2 shkurtit dhe se në afat prej gjashtë muajve do të dalë nga Marrëveshja nëse Rusia vazhdon të mos i përmbahet të njëjtës.

Presidenti rus u përgjigj në mënyrë të njejtë, duke cekur se Moska do ta suspendojë Marrëveshjen nga koha e Luftës së ftohtë. Ai u tha ministrave të mos inicojnë bisedime për çarmatim me Uashingtonin, duke cekur se SHBA-ja duhet të bëhet “mjaft e pjekur” për dialog të drejtë dhe të kuptimtë.

Marrëveshja për raketa bërthamore me rreze të mesme veprimi është nënshkruar mes ish-Bashkimit sovjetik dhe SHBA-së më 8 dhjetor të vitit 1987, ndërsa hyri në fuqi më 1 qershor të vitit 1988. Në vitin 1992 kur BRSS u shpërbë, INF u bë marrëveshje multilaterale edhe me ish-republikat sovjetike – Bjellorusinë, Kazakistanin dhe Ukrainën, si vende trashëguese.

INF ka të bëjë me raketa tokësore të sistemuara dhe jo të sistemuara me rreze të shkurtë (prej 500 deri 1.000 kilometra) dhe raketa me rreze të mesme (prej 1.000 deri 5.500 kilometra)./MIA