Abraham Linkolni shquhej për atë se qëndronte me ditë të tëra për të zgjedhur rebuse matematikore, ndersa shpesh mundohej që problemet matematikore t’i perqaste me problemet shoqërore. Një gjë të tillë ai e bëri edhe me skllavërinë ose racizmin, duke shkruar si vijon:

“Nëse A mund të vërtetojë në mënyrë të pakundërshtueshme se ka të drejtë të skllavëroje B-në, atëherë pse B-ja nuk paska te drejte te kapet pas ketij argumenti dhe te vertetoje gjithashtu se dhe ai i ka të gjitha shanset për të skllavëruar A-në? Ju thoni qe A-ja eshte i bardhe kurse B-ja na qenkerka i zi. Pra del se kjo qenka nje ç’ështje ngjyre: ai qe është me i çelur ka të drejtë të robërojë atë që është më i errët! Ruajuni. Sipas ketij ligji ju mund të bëheni skllav i te parit njeri qe ndesheni ne rruge, i cili lekuren e ka me te hapet se ju. Mos doni te thoni se puna nuk është aspak te ngjyra? Apo mos keni ndërmend të thoni se të bardhët nga ana intelektuale qenkërkan më lartë se të zinjtë, ndaj dhe duhet të zinjtë të jenë skllevër të të bardhërve? Po e përsëris: Ruajuni! Sipas ketij ligji ju bëheni skllav i të parit njeri qe ndeshni meqe ai qendron me larte nga pikepamja intelektuale. Por ju mund te pohoni se kjo është një çështje interesi dhe po ju leverdis, keni të drejtë të skllavëroni tjetrin. Bukur shumë. Po skllavi a mund të skllaverojë një të bardhë, po të bindet se i leverdis një gjë e tille? Përgjigjuni!” – Abraham Lincoln.

Presidenti amerikan shquhej për popullaritetin dhe aforizmat e tij, që përmendet shpesh edhe në ditët e sotme. Ai jetonte në një kohë ku skllavëria ishte e përhapur shumë në SHBA, por përkundër rrezikut aristokrat e luftoi skajshmërisht. Njihet edhe si presidenti i hekurt, duke bashkuar Jugun me Veriun. U vra pabesisht gjatë mandatit të tij të dytë si president.

Loading...