https://www.facebook.com/events/324518291679384/
SHB Logos-A në vigjilje të panairit të Tiranës lexuesit shqiptar ia sjell veprën katërvëllimëshme të shkrimtarit të njohur nga Shkupi Kim Mehmeti.
Vepra I II III dhe IV e shkrimtarit Mehmeti përfshin opusin shkrimor të tij, duke filluar nga tregimet, romanet dhe shkrimet publicistike, që autori ia ka përcjellë lexuesve ndër vite.
Ndonëse disa nga shkrimet, të cilat lexuesi do t’i has në këto vepra, janë botuar më parë, vlerësojmë që tubimi i tyre në një vend është një prurje e re për letërsinë shqipe dhe për kulturën shqiptare.
Logos-A
Frymëzimi vazhdon…, thuhet në njoftimin e SHB Logos – A.

Ndryshe, Promovimi i Kompletit të Librave të Kim Mehmetit në Panairin e Librit në Tiranë nga shtëpia Botuese Logos – A, do të bëhet më 17.11.2018 në ora 11:00.

Loading...