Ali Ahmeti siç e njohëm dje “Abazi” edhe në ditën më të shënuar shqiptare, atë të shkronjave tenton të përfitojë politikisht. Lojërat e “Abazit” të mësuar tashmë prej shqiptarëve, po dënohen ngado që ec ai. Por, vulgariteti dhe qasja huliganeske e shoqëruesve të tij nuk priton të shfaqen ndaj gjithë shqiptarëve të pafajshëm.

Mbrëmë në Manastir janë kërcënuar me jetë profesori Lebit Murtishi dhe dy studentët e tij që e lëshuan ceremoninë për shkak të politizimit që “Abazi” dëshironte ti bënte.

Urgjentisht të prononcohet “Abazi” apo dikush nga “Abazët” e BDI-së për kërcënimin e djeshëm ndaj studentëve shqiptar. Të mos përsëritet ky akt i turpshëm sepse në të kundërtën shqiptarët dinë dhe janë të përgatitur që edhe në mënyra të tjera të rrëzojnë këtë regjim abazësh.