Deputeti i LSDM-se, Aleksandar Kiracovski akuzoi VMRO-DPMNE-ne ne opozite per bllokimin e Ligjit për luftimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit me të cilin parashihet edhe zgjedhja e përbërjes së Komisionit për Parandalim të Korrupsionit.

“VMRO-DPMNE eshte vetë e bllokuar në krime dhe skandale, është duke e bllokuar zgjedhjen e përbërjes së re të Antikorrupsionit. VMRO-ja e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, me propozime të palogjikshme është duke i bllokuar edhe pranimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe të ekspertëve. Dallimi është se ato janë për korrupsion, kurse ne jemi kundër. VMRO-ja është për deklarim të rremë të korrupsionit, kurse ne jemi për deklarim thelbësor. Ne i morëm parasysh rekomandimet e KE-së, prandaj ligji do të shkojë me flamur evropian”, tha Kiracovski.

Loading...