epa06002398 New Macedonian Prime Minister Zoran Zaev (C) celebrates with the members of his government after he was elected in the Macedonian parliament in Skopje, The Former Yugoslav Republic of Macedonia, 31 May 2017. Zaev plans to use his newly elected government to negotiate and ensure his country's entry into the the North Atlantic Treaty Organization (NATO) and the European Union (EU). EPA/GEORGI LICOVSKI

Atë që e kemi deklaruar dhe që e tha edhe sot kryeministri Zoran Zaev, në atë qëndrojmë”, kjo ishte përgjigja e zëdhënësit dhe deputetit të LSDM-së, Kostadin Kostadinov, në pyetjen e Portalb.mk, nëse kërkesat e Lëvizjes BESA e rrezikojnë identitetin maqedonas, njofton Portalb.mk.

LSDM-ja nuk ka qëndrim të qartë nëse kërkesa e Lëvizjes BESA me kryetar Bilall Kasamin, për nënshtetësi e rrezikon identitetin maqedonas. Ndonëse gazetarja e Portalb.mk, dy herë ia parashtroi pyetje në lidhje me këtë çështje, Kostadinov nuk u përgjigj në mënyrë direkte me “po” ose “jo”, por vetëm se “ngelemi në qëndrimin tonë që e kemi deklaruar”.

“Po e përsëris, ky është qëndrimi ynë, tani bisedimet vazhdojnë dhe ne jemi optimist se do t’i sigurojmë 80 votat e nevojshme për ndryshimet kushtetuese. Presim që të gjithë kolegët të ngritën mbi interesat partiake”, tha Kostadinov.

Sot në konferencë për shtyp, kryeministri Zaev tha se “duhet të bëhet sqarim në atë se ‘E Maqedonisë’ nuk është njëjtë, sikur ‘maqedonas’”.

Kryeministri Zaev ka komentuar edhe deklaratën e djeshme të liderit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ku thotë se nuk do të votojë për ndryshimet kushtetues, nëse nuk pranohen kërkesat e tyre.

“Zotëri Kasami e di se për çfarë flasim, dhe për çfarë fola unë më herët. Ky proces në fund të debatit do të japë një rezultat. Unë jam një maqedonas, dhe nuk mund të bëhem shqiptar. Ku do të bëhet fjalë për shtetësi, nuk është përkatësi etnike. Prandaj kemi kërkuar që të jetë edhe maqedonas”, tha Zaev.

Përndryshe, në ora 13:00, do fillojë vazhdimi i seancës së 75-të të Kuvendit të Maqedonisë, në të cilën do të zhvillohet diskutimi për fazën e fundit të ndryshimeve kushtetuese të paraparë me Marrëveshjen e Prespëssë nënshkruar ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

Shumica parlamentare ende nuk i ka siguruar 80 vota, pasi që deputetët e Lëvizjes BESA e kanë kushtëzuar votën “për” me amendamente që kanë të bëjnë me “çështjen shqiptare” – për të cilat janë duke u realizuar takime koordinuese me grup ekspertësh për të shqyrtuar mundësitë e përfshirjes së tyre në pakon e ndryshimeve kushtetuese.

Përndryshe, dje kryeministri Zoran Zaev duke i prezantuar argumentet pse duhet të votohet për ndryshimet kushetuese, i falënderoi të gjithë që kanë dhënë kontribut dhe tha se me Lëvizjen Besa ende nuk janë marrë vesh por që pret marrëveshje.

Loading...