LSDM vlerëson se prapa kontrolleve që po bëhen në kabinetin e kryetarit të tyre, Zoran Zaev, në komunën e Strumicës, qëndron baxhanaku i Sasho Mijallkovit, Jovan Ilievski, prokuror në Prokurorinë themelore publike, raporton “Lajm”.

“Nikolla Gruevski është i frikësuar. Pritet përgjegjësi për plaçkitjen zgjedhore që e kanë bë ai dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.
Aksionet që realizohen në Strumicë, me kërkesë të strukturave partiake të Nikolla Gruevskit në Prokurorinë themelore publike udhëhiqen nga baxhanaku i Sasho Mijallkovit, Jovan Ilievski.

Nikolla Gruevski, ideatori dhe realizuesi i plaçkitjeve zgjedhore në Maqedoni, pa sukses po tenton të ikë nga krimi zgjedhor që ka bërë, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Kontrollet e zhvilluara në Strumicë, në Kabinetin e kryetarit të komunës, njëherit kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev, janë edhe një tentim i pasuksesshëm për presion.
Ansjë lloj presioni i gjeneruar dhe realizuar nga strukturat partiake në Prokurorinë themelore publike nën kontroll të Jovan Ilievskit, nuk do të ketë sukses.
Lufta kundër krimit të Nikolal Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij ka filluar dhe asgjë nuk mundet ta ndalë”, thuhet ë reagimin e LSDM-së.

Loading...