Për ekonomi të fuqishme: Rritje të BPV-së prej 3,7 për qind

Pas viteve në ngecje dhe stagnim, ekono(MEDIAL)viteve të fundit po lëviz në drejtim të duhur.

Konfirmim për atë se lëvizim drejt ekonomisë së fuqishme është rritja e BPV-së prej 3,7 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2018.

Rritja e vazhdueshme e BPV-së në vitin 2018 është dëshmi se politikat ekonomike të Qeverisë të kryesuar nga LSDM-ja janë vendosur në mënyrë të duhur dhe japin rezultate reale dhe të dukshme.

Përveç BPV-së në vitin 2018 është vërejtur vlerë rekorde e investimeve të huaja në vlerë prej 624,5 milionë euro, ndërsa rritja e prodhimtarisë industriale në vitin 2018 është më e lartë në shtatë vitet e fundit.

Këto të dhëna zyrtare e konfirmojnë suksesin dhe angazhimin e Qeverisë të kryesuar nga LSDM-ja për të siguruar rritje të ekonomisë, shumë investime, hapje të vendeve të reja të punës dhe me këtë edhe shumë para tek qytetarët.

Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja vazhdon me krijimin dhe zbatimin e politikave ekonomike që sigurojnë rritje ekonomike dhe zhvillim dhe standard më të lartë jetësor për të gjithë qytetarët.