Sot, më 11 janar 2019 v. mbushen 33 -vjet nga vdekja e vëllaut, Luan Egriu, i cili ne dimër te viti 1952, ne moshen 7-vjecare kaloi kufirin shqiptaro-shqiptar dhe 2 muaj rrjesht organet e sigurimit JUGSOLLAV, na thonin se e kane ngrënë ujqërit.
Pas dy muajve, Shqiperia na e ktheu shendoshë e mire. Gëzim më te madh s’kemi pasë ne jetë. Ndaj, të gjithë e quanim, Luani i maleve!
Në nëntor të vitit 1968, vëllau im i ndjerë-Luani, i cili ishte i ndjekur vazhdimisht nga UDB-ja, vendosi të merr rrugët e botës më sy. Ai erdh të më vizitojë ne Kacanik dhe më rrëfeu se do largohet per gjithmonë në SH B A.
Ishte i papërgatitur materialisht dhe, ai i cili më huazoi një shumë të hollash dhe ia dhash vëllaut tim të dashur, ishte Aga Bubë të cilit s’ia harroj nderin që ma bëri. E përcolla vëllaun tim shumë të dashur-Luanin, i cili atëherë kishte vetëm se 19 pranvera, duke u nda përgjithmonë prej tij me lotë ne sy, sepse, më 11 janar të vitit 1986 ndërroi jetë. Shkoi gjallë e shëndoshë dhe ktheu në Dibrën e tij te dashur në arqivol, pa e pa fare.
Dheu i 9-të Maleve te Dibrës i qoftë i lehtë!
Dritë i bëftë shpirti, atje ku rrjedhin lumenj te mrekullueshëm, në Xhenet (Parajsë) dhe – LAVDI!
Me dhimbje, dashuri e lotë të patharë e përkujtojnë:
Bashkëshortja Gëzime Egriu me fëmijët: Arifin, Besën, Luizën, Suzanën, Hamiden, nipërit e mbesat, vëlla Imi Egriu me nipri e mbesa, motra Nezvere me familje, familja e deshmorit Naxhi Egriu, farefis e miq nga SH B A, Suedia, Dibra e Madhe dhe Evropa./Ibrahim Egriu