Prezantuesja dhe këngëtarja e njohur, Luana Vjollca, vazhdon të mbetet një prej emrave më të komentuar në media.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, Luana ka publikuar disa imazhe në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku është shfaqur mjaft atraktive në të bardha.

Me modelin e flokëve të shkurtra, prezantuesja duket ndryshe dhe më tërheqëse se asnjëherë tjetër.

“E bardhë si bora”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazhit, ndërsa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj.

Luana përmbylli një tjetër sezon të suksesshëm të emisionit të saj “Shiko kush luan”.

Ndërkohë, e njëjta ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor, ndonëse siç ka treguar për fansat nuk ka gjetur kohën e duhur për të punuar një këngë të re. /Telegrafi/

Loading...