Kryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku është marrë nga Policia e Kosovës për t’u dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

Ndërkohë, djali i tij Mërgim Lushtaku tha se përkundër gjendjes së rëndë shëndetësorë, babai i tij u detyrua të kthehet në burg.
Mërgim Lushtaku, për KosovaPress tha se vendimi për ta kthyer në burg Lushtakun ishte i gjykatësit kompetent.
“Pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore, vendimi është që ai natën duhet ta kaloj në burg”, tha ai.
Mërgim Lushtaku tha se mjekët konstatuan se babai i tij, Samiu, në bazë të analizave, ka pësuar dehidrim dhe aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lushtaku, i cili ka disa ditë që ka hyrë në grevë urie për mostrajtim adekuat ndaj shëndetit të tij, në QKUK u shtri sot pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.