Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku sot është nisur për në Hagë.

Para nisjes, në Aeroportin e Prishtinës ai ka bërë të ditur se do të intervistohet më 16 janar.

Lushtaku ka thënë se nuk e dinë në çfarë cilësie është ftuar nga Gjykata Speciale.

Para pak minutash, ai ka postuar dy fotografi në Facebook, ku shihet në shoqërinë e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe familjarëve të tij.

“Dje, sot, nesër dhe përgjithmonë, e kam mbrojtur dhe do ta mbroj të vërtetën, luftën e drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Lushtaku.

Postimi i plotë: