Presidenti venezuelian, Nicolas Maduro thotë se i ka shkruar një letër papa Françeskut ku i kërkon këtij të fundit të luajë një rol ndërmjetësues në krizën politike në vendin e tij.

“I shkrova një letër papa Françeskut duke i thënë se unë i shërbej çështjes së Krishtit”, deklaroi Maduro për stacionin televiziv informativ italian, SkyTg24, duke e deklaruar veten si një katolik praktikues.

“Në këtë frymë, e kërkova të ndihmonte në procesin e lehtësimit dhe forcimit të dialogut”, shton Maduro duke përmendur përpjekjet e tjera të ndërmjetësimit nga Meksika, Uruguaji, Bolivia.

“I kërkoj Papës që të ofrojë përpjekjet më të mira, vullnetin e tij, për të na ndihmuar në këtë udhëtim të dialogut, shpresoj se do të kemi një përgjigje pozitive nga ana e tij”, shtoi Maduro.

Loading...