Presidenti i “dyshuar” i Venezuelës, Nicolás Maduro, e ka quajtur qeverinë e Donald Trump një “bandë ekstremistësh” duke fajësuar SHBA-ne për krizën ne vendit e tij.

Në një intervistë për BBC, Maduro tha se nuk do të lejonte ndihma humanitare në Venezuelë, pasi ishte një mënyrë për SHBA-të që të justifikonin një ndërhyrje.

“Ata po nxisin luftën për të marrë përsipër Venezuelën”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë më perëndimore kanë njohur udhëheqësin e opozitës Juan Guaido si president i përkohshëm.

Marrëdhëniet mes SHBA dhe Venezuelës ishin të tensionuara përpara se Presidenti Trump të mbështeste Guaidon si udhëheqës.

Venezuela prishi marrëdhëniet diplomatike me amerikanët, ndërsa nga ana tjetr presidenti Trump njoftoi se përdorimi i forcës ushtarake mbetet “një opsion” për çështjen venezueliane.

Administrata Trump ishte një nga të parat që mbështeti Guaidon si president të përkohshëm dhe deklaroi rizgjedhjen e Maduro në krye të shtetit si “të paligjshme”.

Në një intervistë të rrallë, Maduro tha për BBC gjithashtu se ai shpresonte që “ky grup ekstremist në Shtëpinë e Bardhë të mposhtet nga një opinion i fuqishëm publik në botë”.

Duke folur nga kryeqyteti Caracas, ai i nuk nguroi ta cilësonte politikën e SHBA si një luftë që ka si qëllim vënine nënkontroll të Venezuelës.

“Është një luftë politike, e perandorisë së Shteteve të Bashkuara, të interesave të së djathtës ekstreme që qeveris sot, i Ku Klux Klan, që rregullon Shtëpinë e Bardhë, të marrë përsipër Venezuelën”.

Loading...