FC Genc Kalemler, të premten, do të zhvillojë miqësoren e tretë në kuadrin e përgatitjeve dimërore për vazhdimin e kampionatit në ligën e dytë-grupi i perëndimit.

Maliç Beluli, njëri prej futbollistëve më të mirë të këtij ekipi, flet për rrjedhën e stërvitjeve, miqësoret dhe synimet e klubit në sezonin pranveror.

 

Si po rrjedhin përgatitjet?
Beluli:
Deri tani përgatitjet po ecin shumë mirë. Po stërvitemi nëë stadiumin ndihmes me bar artificial në Gostivar. Jemi shumë të kënaqur dhe shpresojmë se kështu do të jetë deri në fillim të startit pranveror.

Po sa jeni të kënaqur nga ndeshjet kontrolluese?
Beluli:
Jemi të kënaqur. Deri tani kemi luajtur dy miqësore. të fundit e patëm para ca ditësh kundër Borecit në Veles, ku arritëm të fitojmë me rezultat 1-2. Të premten e kemi miqësoren e tretë ndaj Bregallnicës në qytetin e Ohrit.

Kur do të udhëtoni për në Antalia?
Bekuli:
Në Antalia është planifikuar që të shkohet me 14 shkurt. Shpresoj se do të përgatitemi mirë, pasi kushtet në Turqi janë shumë më të mira.

Çfarë synimesh keni për në pranverë?
Beluli:
Po pikë së pari të përgatitemi sa ma mirë, pra ta fillojmë gjysmsezonin të përgatitur maksimalisht. Synimet tona janë që të mbesim në ligën e dytë.

Loading...