Katër fitore radhazi. 14 gola të shënuar dhe vetëm 3 të pësuar. “Viktima” e radhës ishte Newcastle United, 0-2 në “Saint James Park”. Kjo është ecuria e Manchester United pa Jose Mourinhon në stol. Është e kotë t’i japësh meritën absoulute trajnerit të përkohshëm Ole Gunnar Solskjaer, sepse “Djajtë e Kuq” duket sikur janë çliruar nga zgjedha me largimin e portugezit pak javë më parë.

Romelu Lukaku dhe Marcus Rashford realizuan golat e suksesit të fundit ndaj Newcastle, dy sulmues që kishin rënë në “letargji”, sidomos belgu, nën drejtimin e luzitanit.

Me barazimin e Chelsea-t 0-0 në “Stamford Bridge” me Southamptonit vendi i katërt që siguron pjesëmarrjen në Champions League nuk është më një mirazh. Diferenca mes bluvë të Londrës dhe “Djajve të Kuq” tashmë është vetëm 6 pikë (44/38). 4 pikë skuadra e Mourizio Sarrit i ka humbur vetëm në 4 javët e fundit.