Mario Mandzukic thuhet se po shqyrton një kontratë të re që do ta mbajë atë në Juventus deri në qershor të vitit 2022.

E ardhmja e Mandzukic te Juventusi ka qenë në pikëpyetje, sidomos pas transferimit në verë të Cristiano Ronaldos.

Megjithatë, kroati ka arritur të krijojë një partneritet superior me portugezin dhe kjo ka qëlluar të jetë pozitive për klubin.

Sipas mediumit Corriere dello Sport, reprezentuesi i Kroacisë është i gatshëm të bëjë edhe pjesën tjetër të karrierës së tij tek bardhezinjtë.

Manduzkic duke festuar një gol me bashkëlojtarët e tij (Foto: Getty Images/Guliver)

Ai është një nga të preferuarit e tifozëve për shkak të punës së tij, qëndrimit dhe angazhimit të madh në fushën e lojës.

Në këtë sezon, ai ka kontribuar tashmë me nëntë gola dhe katër asistime në 21 paraqitje konkurruese në të gjitha garat.

Kontrata aktuale e 32-vjeçarit do të përfundojë në qershor të vitit 2020, ndërsa pritet rinovim me rritje page deri në vitin 2022.

Mandzukic u nënshkrua nga Atletico Madridi për 21 milionë euro në verën e vitit 2015.

Loading...