Avancimi i administratorëve shqiptar në shumë institucione mbetet larg realitetit edhe përkundër faktit që tashmë kanë përvojë pune mbi 10 vjeçare, i plotësojnë të gjitha kushtet e parapara me Ligj. “Rasti i fundit është regjistruar në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve ku disa administrator edhe pse i kanë plotësuar të gjitha kushtet kanë mbetur jashtë listës për avancim.I vetmi avancim i kuadrit ka qenë një kandidat shqiptar anëtarë i partisë LSDM. Në veb faqen zyrtare të ministrisë figurojnë emrat e kandidatëve që janë avancuar”, ka thënë për ShkupiOnline një administrator shqiptar nga kjo ministri. “Vetëm administratorët shqiptar dalin në pension me titull bashkëpunëtor i ri që ka 65 vjet”, ka shtuar ai.