Në Muzeun e shkencave të natyrës në Shkup janë prezantuar fosile të gjitarëve të gjetura në afërsi të Negotinës në Maqedoni, që besohet se janë të vjetra 8 milion vite, shkruan Gazeta Lajm. Në ekspozitën 8 MEGA – ANNA studjuesit thanë se fosilet janë nga një lloj i zhdukur elefantësh Choerolophodon pentelici, që besohet të jetë familje me elefantët e sotëm.

Ky lloj elefanti besohet të ketë jetuar para 8 milion viteve. Ka arritur lartësi prej 4 metrash dhe peshë nga 8-12 ton, shkruan Gazeta Lajm.

“Ekspozita tematike “8 MEGA – ANNA” e cila në muze do të jetë e ekspozuar prej sonte deri në fund të muajit mars, do të mundësojë pikërisht këtë qëllim: njoftimi i vizitorëve me një grup shumë interesant të fosileve të gjitarëve të vjetër 8 milion vite”, tha Driton Sulejmani, drejtori i Muzeut të shkencave të natyrës i Maqedonisë – Shkup, shkruan Gazeta Lajm.

Në hapjen e ekspozitës i ftuar special ishte paleontologu me renome botërore dhe njëherit edhe drejtori i Muzeut të shkencave natyrore të Sofijes, Dr. Nikollai Spasov./ Albion Mehmeti – Gazeta Lajm