Pas vendimit të fundit të Qeverisë, Maqedonia ka filluar procedurat për instalimin e sistemit të gasifikimit në vend. Në këtë drejtim u nënshkrua edhe një memorandum bashkëpunimi në sferën energjetikës, mes Qeverisë së Maqedonisë dhe asaj të Kosovës. Siç bëri të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, Qeveria do të ndërtojë rrjedhë nacionale të gasifikimit, me çka fillojnë procedurën për ndërtimin e rrjeteve distributive. Rrjeti nacional siç tha ai do të bëhet me Kosovën, me Greqinë procedurat janë në përfundim e sipër, kurse me Bullgarinë instalimi është bërë më herët.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë
“Me vendimin e javës së kaluar në Qeveri, fillojmë procedurën edhe për projektimin e rrejteve distributive në vend, por nuk do të ndalemi me kaq. Kjo është një pikënisje që të ndërlidhemi me gaz edhe me Republikën e Kosovës dhe jemi në përfundimin e sipër të projektimit, po punojmë në projektimin e trases sa i përket ndërlidhjes me Greqinë”.

Ministri për Zhvillim Ekonomik i Republikës së Kosovës, Valdrin Lluka, thotë se për ndërlidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë me sistemin e gasifikimit do të riaktivizojnë trasenë që e kanë pasur qysh në kohën e ish Jugosllavisë, si mënyrë më e shpejtë dhe më pak e kushtueshme.

Valdrin Lluka, ministër për Zhvillim Ekonomik i Kosovës
“Sa i përket gasifikimit, Kosova dhe Maqedonia kanë një trase të kohës së ish Jugosllavisë, që është jashtë funksioni dhe qëllim i kryesor i joni është që përmes granteve dhe një invesimi nga buxhetet tona, ta riaktivizojmë këtë linjë, e cila besoj që është një ndër format që edhe fizibiliti studimi do ta dëshmoj, se është ndër format më të lira dhe më të shpejta që mund të aktivizohet në mes vendeve”.

Ministri Lluka më tej njoftoi se me nënshkrimin e këtij memorandumi Maqedonia dhe Kosova bashkërisht mund të aplikojnë për grantet WBIF, me financimin e të cilës do të bëhen fizibiliti studimet.

Temë tjetër e takimit mes dy ministrave ishte që Maqedonia me termoelektranat me thëngjill, ku njëra nga të cilat nuk është aktive për shkak të mungesës së thëngjillit, Qeveria e Kosovës do të shikoj të gjitha mundësitë, që të bëjë një furnizim të rregulltë duke rritur kapacitet e gjenerimit me një kosto të ulët dhe të përballueshme për qytetarët e Maqedonisë./Shenja

Loading...