81 deputetë para pak çastesh kanë votuar ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit të Maqedonisë njofton Gazeta Lajm.

Me aktin e votimit, Shkupi përmbylli procesin për Marrëveshjen e Prespës dhe tani kjo marrëveshje bilaterale duhet të miratohet edhe në Kuvendin e Greqisë.

Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, emri i ri i shtetit është Republika e Maqedonisë së Veriut në përdorim të brendëshëm dhe të jashtëm.

Ndryshimi i emrit, i hap vendit rrugën e integrimit në Nato dhe më pas edhe në BE./Gazeta Lajm

Loading...