Shtabi republikan i krizave në Maqedoni është duke zhvilluar takim të jashtëzakonshëm, pas paralajmërimeve të meteorologëve për reshje të mëdha të borës që priten gjatë vikendit që po vjen. Sipas meteorologëve, të premten pritet të ketë reshje shiu në pjesën më të madhe të Maqedonisë, kurse të shtunën reshje bore, raporton gazeta “Lajm”. Për këtë arsye Shtabi i krizës është duke shqyrtuar masat e nevojshme për të reaguar me motin e keq eventual.