Freedom House, në raportin e fundit të publikuar të martën thekson se parimet demokratike siç janë integriteti i zgjedhjeve dhe të drejtat e migruesve, po dobësohen për të 13-tin vit me radhë.

Sipas organizatës që ka analizuar të dhënat nga 195 vende, 86 syresh, apo 44 për qind, radhiten në mesin e vendeve të lira, 59 apo 30 për qind janë me liri të pjesshme dhe 50 apo 26 për qind radhiten në mesin e vendeve jo të lira.
Në raport theksohet se 68 vende kanë shënuar rënie në fushën e të drejtave politike dhe lirive qytetare, ndërsa vetëm 50 syresh kanë shënuar ngritje.

Raporti i Freedom House, edhe sivjet, e radhit Maqedoninë në mesin e vendeve pjesërisht të lira, së bashku me Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën nga rajoni dhe me Pakistanin, Ukrainën, Kirgizinë, Armeninë e të tjera nga bota.

Loading...