Pas njoftimit të marrë nga Ministria e Mjedisit Jetësor  se në dy ditët e fundit është tejkaluar  pragu i alarmimit të grimcave të pezulluara me madhësi deri në 10 mikrometra (a.q. tejkalim i vlerës prej 188 mikrogram në metër kub) në Manastir, Tetovë, Strumicë dhe Shkup, Qeveria kumtoi se hyn në fuqi  masa dhe rekomandime për zbatimin e të cilave i obligon ministritë dhe institucionet kompetente.

MMJPH dhe Ministria e Shëndetësisë obligohen t’u rekomandojnë  të gjitha subjekteve juridike (punëdhënës) t’i lirojnë nga obligimet e punës, gratë shtatzëna,  personat më të moshuar se 60 vjet, personat me  astmë kronike, me infarkt të prekur nga miokardi ose sulm në tru pa dallim të moshës, me rekomandim të mjekut amë.

T’u rekomandojnë  punëdhënësve  ta riorganizojnë  orarin e punës dhe personat të cilët punojnë  në vend të hapur të punojnë nga ora 11:00 deri në orën 17:00, të mos organizohen gara sportive dhe manifestime tjera  kulturore në vende të hapura dhe të sigurohen kushte  për aktivitet të rritur  të shërbimeve për ndihmë të shpejtë mjekësore,  vizitë shtëpiake dhe  shërbim patronazh.

Qeveria është e obliguar t’u rekomandojë  të gjitha  organeve  të drejtorisë shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë,  entet, ndërmarrjet publike dhe shoqatat aksionare në pronësi shtetërore, si dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale ta zvogëlojnë deri në 50 për qind përdorimin e automjeteve zyrtare dhe të sigurojë  kufizim të punëve të objekteve ndërtimore.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq  dhe shtëpitë shëndetësore  t’u sigurojnë  vendstrehim për akomodim të pastrehëve  dhe të organizojnë  vizita për mbështetje të personave të moshuar ose vetmuar.

Njësitë e  vetëqeverisjes lokale obligohet t’i zbatojnë  masat  e shënuara në planet afatshkurte ose masat afatshkurte të sjellura  në këshillat e komunave.

Loading...