Kryeministrja britanike, Theresa May ka hedhur poshtë propozimet e liderit të laburistëve Jeremy Corbyn mbi një plan konkret kompromisi mbi çështjen Brexit.

Duke iu përgjigjur liderit Corbyn, raporton e përditshmja britanike ”The Guardian”, May ka theksuar në një letër kundërshtimet e saj ndaj idesë nga opozitarët për mbajtjen e vendit në bashkësinë doganore të BE-së duke nënvizuar se kjo do të parandalonte Londrën nga nënshkrimet e marrëveshjeve tregtare me vendet e tjera.

Kryeministrja tregoi qasje ndaj tematikave si ato të mjedisit dhe mbi të drejtat e punëtorëve, pasi, edhe pse pak të ndryshme ndaj standardeve të BE siç janë propozuar nga laburisti Corbyn, ato mund të ndryshohen duke i votuar në Dhomën e Komuneve.

Këtë javë, May do të përditësojë parlamentin mbi diskutimet me BE për të shqyrtuar marrëveshjen mbi Brexit, të refuzuar muajin e kaluar.

Ajo kërkon të japë siguri alternative mbi mekanizmin “backstop” dhe do të kërkojë votim të ri mbi ratifikimin, në fund të muajit shkurt.

Loading...