Vota pozitive për Marrëveshjen e Prespës është një moment historik për Maqedoninë. Urime për Parlamentin maqedonas dhe për Qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev, ka shkruar sot në Twitter kryeministrin britanik Theresa May.

Kuvendi në Maqedoni dje, me 81 vota “për”, miratoi ndryshimet kushtetuese, të cilat rrjedhin nga Marrëveshja e Prespës . Pala maqedonase ka përmbushur detyrimin e saj nga kjo Marrëveshje, tani është radha e Parlamentit grek për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës duke mundësuar hapjen e rrugës për integrimin e vendit në BE dhe NATO.