Një i ri ka mbetur i bllokuar nga dëbora për më shumë se 9 orë. Bëhet fjala për një bari 24-vjeçar, i cili që prej orës 10:00 të mëngjesit të ditës së sotme kishte mbetur i bllokuar në fshatin Ndërmollas të njësisë Postribë.

Raportohet se 24-vjeçari quhet Mursel Sykaj dhe ai po mundohej të shkonte drejt stanit, për t’iu bashkuar familjes së tij. Ai ka mbetur i bllokuar nga dëbora e cila shkonte deri në 1 m 80 cm.

24-vjeçari ka menjëherë familjarët të cilët kanë kërkuar ndihmë nga Shtabin e Emergjencave Civile.

Fillimisht një helikopter është nisur për ta marrë por pas dy tre tentativash helikopteri nuk ka mundur të ulet. Në këtë mënyrë e vetmja mundësi ka qenë vetëm përmes tokës.

Në Prekal kanë mbërritur disa grupe të FNSH dhe dy grupe të efektivëve bashkë me disa banorë të zonës janë nisur në këmbë në orët e pasdites. Pas rreth dy orësh ecje në këmbë në mes të borës është arritur që 24-vjeçari të gjendet dhe të shpëtohet.

Loading...