Një vajzë ka ndarë fotografitë e saj duke qarë pasi për festat e fundvitit mori veshjen e gabuar.

19 vjeçarja, Brittany Colley kishte blerë një veshje një ditë para Vitit të Ri e cila parashihej të arrinte në mënyrë që ajo ta vishte për shënimin e ndërrimit të moteve.

Por gjithçka nuk shkoi siç e paramendonte, kësisoj filloi te qante.

“Unë vendosa porosinë time në Pretty Little Thing më 30 dhjetor, pasi nuk gjeta asgjë për të gjetur. Por fatkeqësisht ata dërguan artikullin e gabuar”, ka thënë ajo, transmeton Indeksonline.

Shoku i saj publikoi më pas fotografinë e Brittany-s duke qarë, pasi ky gabim i shkatërroi asaj natën e ndërrimit të moteve.

Loading...