Mbi 26 vjet burgim janë shqiptuar për Masar Gërdovcin dhe Sherif Krasniqin, të akuzuarit për vrasjen e Rrahman Ukës në kafiterinë “Bon Vivant” në kryeqytet më 2014.

Gërdovci është dënuar me 21 vjet e 8 muaj burgim për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa Krasniqi për pjesëmarrje në rrahje me 4 vjet e tre muaj burgim, raporton KTV.

Rrahman Uka, punëtor i sigurimit, ishte vrarë më 13 tetor 2014 në vendin e tij të punës, derisa nuk i lejoi Gërdovcin e Krasniqin të uleshin për të pirë kafe në lokalin që gjendet në zonën më të frekuentuar të kryeqytetit.