Gjithsej 56 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes me automjet motorik gjatë ditës së djeshme në Shkup, ndërsa me “karrotrec” janë ngritur 58 automjete, të cilët kanë qenë të parkuar në mënyrë jo të rregullt në rajonin qendror të qytetit.

Siç njoftoi MPB-ja, në aksionin e kontrollit që e zbatoi Sektori për siguri të trafikut rrugor pranë MPB-së në Shkup nga ora 06:00 deri në 22:00 janë zbuluar edhe 51 kundërvajtje tjera.

Janë lëshuar edhe 75 fletëpagesa mandatare dhe 20 kundërvajtëse, ndërsa 12 shoferë kanë marrë vërejtje me shkrim./MIA