Në ora 20.00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet në zgjedhjet e sotme në komunën e Tuzit, ku për të parin e saj konkurrojnë pesë parti dhe një koalicion shqiptar.

Të drejtë votimi në komunën e Tuzit kishin 11,904 qytetarë, ndërsa fletët e votimit janë shtypura në dy gjuhë.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Zgjedhor (IOK), deri në ora 18.00 votuan 59.6 për qind e votuesve.

Kryetari i IOK, Shtjefën Ujkiq, tha për agjencinë MINA se nuk janë regjistruar parregullsi dhe se nuk kanë marrë asnjë vërejtje deri tani.

“Ka pak gabime teknike, të cilat nuk ndikojnë në rrjedhën e votimit”, tha ai.