Një nënë ka fituar epitetin e heroinës në Afrikën e Jugut, kur me djalin që e mbante në kraharor arriti t’i përzë plaçkitësit e armatosur nga prona e saj.

Kjersti Skanke ka pranuar se gjëja e vetme që i sillej në kokë, ishte të ndalte plaçkitësit të kalojnë rrethojën mbrojtëse dhe të futen në shtëpinë e saj në Pinetown në Afrikën e Jugut.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar nënën e cila po përshëndetej me miqtë, kur befasisht u shfaqën plaçkitësit që kishin parë të hapur portën. Madje një grua kishte bërtitur se janë të armatosur.

Kjersti që mbante në kraharor foshnjën, e kapluar nga paniku vrapon për ta mbyllur portën dhe rrethojën mbrojtëse për t’i mbrojtur familjarët nga më e keqja.

“Jam munduar t’ju japë kohë të mjaftueshme fëmijëve të dalin nga vetura, por nuk doja që plaçkitësit të futen brenda pasi nuk e dija se çfarë donin dhe çfarë ishin në gjendje t’ju bëjnë”, ka deklaruar Kjersti.

Madje një burrë është munduar ta ndihmojë këtë nënë, por u rrëzua në tokë kur dëgjoi të shtënat. Kjersti ka vrapuar duke e mbajtur me forcë foshnjën në kraharor, e plaçkitësit shkrepën disa plumba dhe u larguan nga vendi i ngjarjes.

Kjo video është shikuar nga mijëra persona, e shumë prej tyre kanë shkruar se Kjersti ka rrezikuar jetën e fëmijës.

“Jam munduar të mbrojë fëmijët, unë jam nënë e mësuese, kjo është puna ime”, u është përgjigjur kritikëve kjo nënë e guximshme.