“Diplomatët perëndimorë në Shkup, zakonisht nuk fotografohen në takimet me përfaqësuesit e kësaj lëvizje, siç fotografohen në takimet me përfaqësues të partive tjera politike. Shkaqet për këto rezerva të diplomatëve ndaj Besës mbeten të panjohura”

Ambasadorja e OSBE-së në Shkup është ndër diplomatët e rrallë në Maqedoni (nëse jo e vetmja ), që ka bë foto në takimin e realizuar me përfaqësues të Lëvizjes Besa. Diplomatët perëndimorë në Shkup, zakonisht nuk fotografohen në takimet me përfaqësuesit e kësaj lëvizje, siç fotografohen në takimet me përfaqësues të partive tjera politike. Shkaqet për këto rezerva të diplomatëve ndaj Besës mbeten të panjohura.

Ndryshe në takimin e përfaqësuesve të Lëvizjes Besa me shefen Misionit të OSBE-së në Shkup, znj. Nina Suomalainen është diskutuar për situatën e gjithëmbarshme politike në vend, me ç’rast përfaqësuesit e BESËS theksuan se fakti që në Maqedoni riciklohet kriza dhe akoma mbetet shumë vend për asistencë ndërkombëtare, flet për atë se Maqedonia ka dështuar në shtetbërjen e saj. Ata po ashtu e informuan znj. Nina Suomalainen për iniciativën politike BESA, për ngritjen e saj strukturore dhe për ofertën e saj në skenën politike të Maqedonisë.

Znj. Nina Suomalainen, nga ana e saj, shfaqi kënaqësinë që skena politike po gjallërohet dhe idetë dhe vizionet e reja mund të kontribuojnë në zhvillimet demokratike.