“Kush je ti”, ishte dueti që i bëri bashkë për herë të parë Medën dhe Yllka Kuqin.

Ky bashkëpunim shënoi një sukses të padiskutueshëm për dyshen në fjalë, duke bërë që ata të vazhdojnë edhe më tutje, shkruan Kosovarja.

Medën dhe Yllkën tanimë i shohim më shpesh nëpër ahengje, koncerte e mbrëmje muzikore, duke krijuar atmosferë të paharruar për të gjithë adhuruesit e tyre.

Arsye për këtë duket dukshëm të jetë dueti i tyre i cili ndezi skenën më shumë se që pritej dhe bashkoi këta dy për shumë udhëtime të përbashkëta.

Sikur mos të mjaftohej kjo, kohët e fundit na bërën të kuptojmë se përsëri po ziejnë diçka, pasi i pamë duke kënduar këngën “Kur Kosovë ta ktheva shpinën”, zëri i të cilëve mori zemrat e të gjithëve përsëri.

Se çfarë po planifikojnë dhe cila është surpriza e tyre e radhës këtë nuk e dimë, por një gjë është e sigurt që çdo gjë prej tyre mirëpritet tek publiku. /Kosovarja/