Këngëtarja shqiptare shkaktoi panik në mesin e vendasve të cilët u frikësuan nga valltarët në videoklipin e saj, në të cilin “militantë të ISIS-it ishin duke hyrë në qytet me kamionë”.

Policia është “përmbytur” nga thirrjet e shumta për mbushjen e qytetit me “terroristë” në periferi të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë, të cilët, siç shihet në pamjet e publikuara në media, shiheshin në numër të madh në disa vetura.ImageNë mesin e këtyre thirrjeve, për të rritur alarmin, ishte edhe deputetja lokale Mesila Doda, e cila ka postuar një fotografi në profilin e saj në Facebook, shkruan Daily Mail.

Me këtë rast, oficerët nxituan menjëherë për tek vendi i ngjarjes dhe i ndaluan kamionët, por zbuluan se ekstremistët e dyshuar, në fakt, ishin aktorë dhe valltarë të cilët po xhironin një pjesë të videoklipit të këngëtares 26 vjeçare, Ronela Hajati, transmeton Koha.net.ImageKëngëtarja e muzikës RnB ka reaguar menjëherë duke shkruar në llogarinë e saj në Facebook se ky videoklip nuk ka fare të bëjë me ISIS-in dhe i bëri thirrje njerëzve që të qetësohen dhe të mos marrin konkludime.

“Ne i kemi veshur ata djemtë që të ngjajnë në Aladdinin dhe Ali Babën… Nuk e di… njerëz qetësohuni… është vetëm një klip. Bëni dashuri dhe jo luftë”, ka shkruar ajo.Image“Nuk dua që njerëzit të krijojnë dramë të panevojshme, por megjithatë do të doja të kërkoja falje për të gjithë ata të cilët mund të kenë qenë të frikësuar nga keqinterpretimi i klipit tim”, ka shkruar këngëtarja më vonë në uebsajtin e saj zyrtar.